Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), organizon trajnimet përgatitore për SKK, SNK dhe Fiskalitete, për profesionistët kandidatë në kërkim të gradës profesionale "Kontabilist i Miratuar".
Trajnimi 10-të ditor do të zhvillohet në Tiranë, nga dt. 02-11 Prill 2020, në ambientet e Kolegjit Universitar “Luarasi”, nga ora 17:00 - 21:00.
Lektorë dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së Kontabilitetit.
Në përfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATË të kryerjes së Kursit (SKK, SNK dhe Fiskalitete) të gjithë pjesëmarrësit, certifikatë e vlefshme për profesionistët që përgatiten për Provimet e Aftësisë Profesionale (Kontabilist i Miratuar).
Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e regjistrimit përkatës (Kliko këtu).
https://shkfsh.org/portali-elektronik/formular-regjistrimi-per-kandidatet-per-titullin-kontabilist-i-miratuar-02-11-prill-2020
Njoftimin për mënyrën e pagesës do e merrni pasi të kryeni rregjistrimin në link-un e mësipërm.
Në ditët në vijim do t’ju vihet në dispozicion informacioni i plotë në lidhje me programin e detajuar të trajnimit.
Kujdes! Afati i fundit i rregjistrimit është data 31 MARS 2020!