Letër, drejtuar të gjithë KM, anëtarëve të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë
I/E nderuar zoti/Zonja, anëtar i SHKFSH,
Sikurse e keni ndjekur nga media dhe nga informacioni që ka bërë publik Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH) në faqen e saj elektronike, apo nga diskutimet dhe debatet që ka bërë SHKFSH me anëtarët në kurset e trajnimit, në ligjin 10091 "Për Auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar", janë bërë disa ndryshime. Ndryshimet, përveç të tjerash, saktësojnë kuadrin rregullator të ushtrimit të profesionit të kontabilistit të miratuar, që është subjekt i shoqatës sonë.
Në zbatim të këtyre ndryshimeve, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, organ shtetëror, mbikëqyrës, për këto profesione, ka nxjerrë në datën 27 Shkurt 2019, rregulloren numër 9, me të cilën saktëson rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së shoqatave të kontabilistëve dhe të profesionit të kontabilistit të miratuar (bashkëngjitur rregullore nr. 9, BMP).
Sipas kësaj rregullore, Bordi i Mbikqyrjes Publike, ngarkohet që të verifikojë përputhshmërinë ligjore të veprimtarisë së Kontabilistit të Miratuar. Procesi kërkon verifikimin e kryerjes së kualifikimit të vijueshëm vjetor që është i detyrueshëm, marrëdhëniet e punës së KM, si dhe verifikimin e statusit gjyqësor dhe penal të KM. Për këto arsye, ju njoftojmë që të përgatisni një dosje, me dokumentat e mëposhtme:
-
Subjektet Kontabël i Miratuar Jo Aktiv
Subjektet mbajtës të titullit KM duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtëm:
- Mjet Identifikimi i vlefshëm (ID / Pasaportë)
- Vërtetim të gjëndjes gjyqësore të Kontabilistit të miratuar, që konsiston në dy vërtetime:
- Vërtetim nga Gjykata që subjekti nuk ndodhet në proces gjyqësor;
- Vërtetim nga Prokuroria që subjekti nuk ndodhet në ndjekje;
- Dëshmi penaliteti;
- Certifikata e titullit KM;
- Certifikata / Vërtetim për kryerjen me sukses të kualifikimit të vijueshëm profesional për 5-vitet e fundit (2014 – 2019);
- Vërtetim nga sigurimet shoqërore për marrëdhëniet e punësimit, për 5 vitet e fundit. Në rast se individi ka qenë jashtë vendit, si dokument vërtetimi shërbejnë kontratat dhe certifikatat e punësimit (fotokopje të noterizuara). Pajtueshmëria me kryerjen e shërbimeve kontabël me punësime të tjera;
- Vetëdeklarim që dokumentat e paraqitura dhe të dhënat e deklaruara janë të sakta;
- Kuotat e antarësisë në SHKFSH për vitin 2019 dhe 2020;
Dosja e plotë do të depozitohet në formë elektronike me dokumenta të skanuar, pranë SHKFSH-së. Këto dokumenta duhet të depozitohen pranë SHKFSH brënda datës 31 Mars 2020. Dosjet e çdo KM do ti vihen në dispozicion për verifikim Bordit të Mbikëqyrjes Publike brenda datës 30 Prill 2020.
Ju vëmë në dijeni se dokumentacioni original duhet të zotërohet personalisht nga ju, pasi në rast se do të thirreni në intervistë nga BMP do t’ju kërkohet ky dokumentacion fizikisht.
Në lidhje me dorëzimin e dokumentacionit:
- Cdo anëtar i SHKFSH do të gjejë në faqen e internetit të SHKFSH, në linkun ne vijim formularin e dorëzimit të dokumentacionit, (në të cilin ju mund të ngarkoni të gjithë dokumentacionin e kërkuar më lart):
http://shkfsh.org/portali-elektronik/formular-per-aktualizimin-e-te-dhenave-te-anetaresise-fada-sipas-bmp - Në lidhje me Kryerjen e kurseve të kualifikimit të vazhduar, rregullorja jep mundësinë që cdo mbajtës i titullit KM, të kryejë trajnimin e vazhduar për vitin 2019, brenda datës 30 Qershor 2020. Ndërsa cdo certifikatë tjetër trajnimi të vazhduar të pesë viteve të fundit (2014-2019) duhet ti ngarkoni në formularin e aplikimit.
- Nënvizojmë se cdo paraqitje jo e saktë apo jo e vërtetë e dokumentacionit, ngarkon me përgjegjësi deklaruesin e saj.
- Pagesat e anëtarësimit në Shoqatë mund të kryhen pranë Bankës Raiffeisen me të dhënat e mëposhtme:
Raiffeisen Bank
Emri i llogarisë: Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë
Nr. i llogarisë: 0101002509
IBAN: AL02202110130000000101002509
Përshkrimi: Kuotë Anëtarësie KMJOA për vitin ________, Emër Mbiemër
- Tarifa per KM JO-Aktiv në Tiranë është 4,000 lekë në vit
- Tarifa per KM JO-Aktiv në rrethe është 3,000 lekë në vit
Lutemi, vlerësojeni seriozisht këtë njoftim. Çdo neglizhencë apo mos reagim ju rezikon të drejtën e mbajtjes së titullit KM. Shoqata e Kontabilistëve dhe e Financierëve të Shqipërisë ka detyrimin që t’ju vejë në dijeni për një proces të tillë. Çdo pasojë është vetëm përgjegjësia e juaj.
Jeni të autorizuar që këtë njoftim tua bëni të ditur edhe atyre profesionisëve, mbajtës të gradës KM që janë anëtarë të SHKFSH dhe që mund të kenë ndryshuar adresat elektronike, numrat e telefonit apo vendin e punës gjatë viteve të fundit.
E rëndësishme!
Të gjithë Kontabilistët e Miratuar (Aktivë dhe Jo Aktivë), sipas ligjit 10 091 dhe rregullores së Bordit nr. 9 dt .27.02.2019 janë të detyruar që të jenë të trajnuar minimalisht 40 orë në vit.
Për të gjithë profesionistët, mbajtës të gradës KM, do iu jepet mundësia që të kryejnë trajnimin e vazhduar per vitin 2019/2020 gjatë muajve në vijim.
Në komunikimet e vijueshme do të merrni informacionin për programin, kalendarin, vendin dhe kërkesat e tjera lidhur me tajnimin.
Ne ju falenderojmë që nëse kjo letër i mbërrin një profesionisti që nuk është anëtar i SHKFSH-së, ta konsiderojë si informacion, por jo shkelje të rregullave të etikës.
SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë
Tiranë më 31 Janar 2020