Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), organizon trajnimet përgatitore për SKK & SNK, për profesionistët kandidatë në kërkim të gradës profesionale "Kontabilist i Miratuar".
Trajnimi 10-të ditor do të zhvillohet në Tiranë, nga dt. 02 deri në 12 dhjetor 2019, në ambjentet e Universitetit Politeknik të Tiranës, Bul. “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina Liria, UT, (në hyrje te Qytetit Studenti), mbasdite nga ora 17:00 - 21:00.
Lektorë dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.
Në përfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATË të kryerjes së Kursit (SKK & SNK) të gjithë pjesëmarrësit. Certifikatë e vlefshme për profesionistët që përgatiten për Provimet e Aftësisë Profesionale (Kontabilist i Miratuar).
Njoftimin për mënyren e pagesës do e merrni pasi të kryeni rregjistrimin në link-un e mësipërm.
Kujdes! Afati i fundit i rregjistrimit është data 01 Dhjetor 2019.