Të nderuar anëtarë të SHKFSH,
Në kuadër të zhvillimit të trajnimeve të vijueshme për mbajtësit e titullit KM-Aktiv dhe KM-JoAktiv, nga data 12- 21 Dhjetor 2019 do të zhvillohet trajnimi i vijueshëm i rradhës per vitin 2019, që do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit Universitar Luarasi.
Ju sjellim në vëmendje se duke filluar nga viti 2019, trajnimi i vazhduar është i detyrueshëm si për mbajtësit e titullit KM-Aktiv ashtu edhe per KM-JoAktiv, për 40 orë në vit.
Me qëllimin për të plotësuar orët e detyrueshme të trajnimit vjetor, trajnimin duhet ta ndjekin:
• Anëtarët KM-Aktiv dhe KM-JoAktiv që gjatë vitit 2019 nuk kanë kryer asnjë trajnim
• Anëtarët KM-Aktiv dhe KM-JoAktiv që gjatë vitit 2019 kanë kryer më pak se 40 orë trajnim në vit duke plotësuar kështu numrin e orëve të detyrueshme vjetore
• Anëtarët KM-Aktiv dhe KM-JoAktiv që nuk kanë kryer trajnime gjatë tre viteve të fundit
• Anëtarët KM-Aktiv dhe KM-JoAktiv që gjatë vitit 2019 kanë realizuar detyrim prej 40 orë trajnim, nuk janë të detyruar ta ndjekin këtë trajnim, përvec rasteve kur dëshirojnë
• Eshtë i ftuar të marrë pjesë edhe cdo profesionist me 2-3 vite eksperiencë pune, që nuk e ka detyrim ndjekjen e trajnimit por dëshiron të zgjerojë njohuritë profesionale
Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e regjistrimit duke klikuar këtu ose në linkun në vijim:
Njoftimin për mënyren e pageses do e merrni pasi të kryeni rregjistrimin në link-un e mësipërm.
Pagesën mund ta kryeni përpara trajnimit ose gjatë ditëve të para të tij sipas email-it që do t'ju vijë pasi të rregjistroheni.
Shënim: Rregjistrimet për pjesëmarrje mbyllen një ditë para fillimit të trajnimit.