Të nderuar anëtarë të SHKFSH,

Në kuadër të zhvillimit të trajnimeve të vijueshme për mbajtësit e titullit KM-Aktiv dhe KM-JoAktiv, nga data 26 Shtator 2019 do të zhvillohet trajnimi i vijueshëm i rradhës per vitin 2019.

Ju sjellim në vëmendje se duke filluar nga viti 2019, trajnimi i vazhduar është i detyrueshëm si për mbajtësit e titullit KM-Aktiv ashtu edhe per KM-JoAktiv, për 40 orë në vit.

Me qëllimin për të plotësuar orët e detyrueshme të trajnimit vjetor, trajnimin duhet ta ndjekin:

  • Anëtarët KM-Aktiv dhe KM-JoAktiv që gjatë vitit 2019 nuk kanë kryer asnjë trajnim 
  • Anëtarët KM-Aktiv dhe KM-JoAktiv që gjatë vitit 2019 kanë kryer më pak se 40 orë trajnim në vit duke plotësuar kështu numrin e orëve të detyrueshme vjetore
  • Anëtarët KM-Aktiv dhe KM-JoAktiv që nuk kanë kryer trajnime gjatë tre viteve të fundit
  • Anëtarët KM-Aktiv dhe KM-JoAktiv që gjatë vitit 2019 kanë realizuar 40 orë trajnim, nuk janë të detyruar ta ndjekin këtë trajnim, përvec rasteve kur dëshirojnë 

Eshtë i ftuar të marrë pjesë edhe cdo profesionist me 2-3 vite eksperiencë pune, që nuk e ka detyrim ndjekjen e trajnimit por dëshiron të zgjerojë njohuritë profesionale

Organizimi i trajnimit:

Trajnimi do të fillojë në datë 26 Shtator 2019, nga ora 17:00-21:00, në ambjentet e Godinës Liria (ish Kinoklubi Qytetit Studenti), Universiteti i Tiranës, dhe do të kryhet dy herë nga pesë ditë, pra do të jetë i organizuar në dy sesione si vijon:

Sesioni i parë:

Nga dt. 26.09.2019 – deri në datë 30.09.2019 – pesë ditë ose 20 orë trajnim

Sesioni i dytë:

Nga dt. 03.10.2019 – deri në datë 07.10.2019 – pesë ditë ose 20 orë trajnim

Pra gjithsej 10 ditë ose 40 orë trajnim.

Programi i trajnimit do ju komunikohet ditën e parë të trajnimit.

Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e regjistrimit në linkun:

https://shkfsh.org/portali-elektronik/trajnim-i-detyrueshem-per-mbajtesit-e-titullit-km-aktiv-dhe-jo-aktiv-26-shtator-2019/ 

Njoftimin për mënyren e pageses do e merrni pasi të kryeni rregjistrimin në link-un e mësipërm.

Pagesën mund ta kryeni përpara trajnimit ose gjatë diteve të para të tij sipas email-it që do ju vijë pasi të rregjistroheni.

Shënim: Rregjistrimet për pjesëmarrje mbyllen një ditë para fillimit të trajnimit.

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë