Program

KONGRESI I III-TË I SHKFSH

Ditën e shtunë, 15 Nëntor 2014, 08:30 - 16:00, në ambjentet e  "XIBRAKU", Rruga Elbasanit, Tek Pallati i Brigadave, Tiranë.

Seanca e parë e punimeve të Kongresit të III-të të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, do të fokusohet në diskutime të thelluara dhe të avancuara profesionale.

Punimet e seancës së parë, përbëjnë kontribut modest të SHKFSH në mjedisin kontabël dhe fiskal të vëndit. Kjo seancë është njëherësh edhe shënjë e përgjegjësisë që mbart mbi vete shoqata jonë si strukturë profesionale, e mirë organizuar dhe me shtrirje të gjerë në të gjithë vëndin. Për këto, është vendosur që seanca e parë e punimeve të Kongresit të tretë të marrë trajtën e një FORUMI debati, në nivelin dhe në shkallën më të lartë të përfaqësisë dhe të profesionalizmit, mes antarëve, bashkëpuntorëve, studiove, kabineteve, akademikëve dhe të ftuarëve, me fokus kontabilitetin, analizën financiare, fiskalitetet, auditimin, etikën në shërbimet profesionale dhe përgjegjësitë, si dhe legjislacionin që bie ndesh, prek dhe është objekt i veprimtarisë së kontabilistëve dhe profesionistëve.

Tema qëndrore: Për një përgjegjësi dhe rol më të madh në ekonomi të profesionistit kontabël.

Axhenda e punimeve të Kongresit:

08:30 – 09:15 Regjistrimi i pjesëmarrësve.

09:15 – 09:30 Përshëndetje nga të ftuar, personalitete dhe organizata homologe.

 

09:30 – 11:30 SEANCA E PARË


1. Drejtime të rëndësishme të rregullimit ligjor dhe sfidat e profesionit kontabël.

Prof. Dr. Sherif  BUNDO

2. Koha për të qenë “transparent”?

Prof. Dr. Vjollca KARAPICI

KM. Albana KULLOLLI

Msc A.Cufaj,

E.Rodhani

3. Problematika dhe pabarazitë që burojnë nga rritja e shkallëve tatimore.

Arta TABAKU, KM

Taulant MERKURI

4. Problematika e Ligjit për tregëtarët dhe Shoqëritë tregëtare.

Dr. Jonida RUSTEMI

Prof. As. Dr. Kestrin KATRO (KASKAVIQI)

5. Tatimi progresiv mbi te ardhurat personale, pervoja dhe konkluzione.

Gledia KOKOSHI

Alban ULQINI

6. Diskutim fiskal dhe kontabël mbi shpenzimet e panjohura dhe të njohura.

Arqile MISHTAKU, Ekspert Kontabel

Sinan VRAPI, KM

7. Standardet e reja të kontabilitetit per NVM, risitë dhe problematika.

Prof. Dr. Jorgji BOLLANO

Elira Hoxha, Shkolla e Doktoraturës, Drejtore KKK

 

11:30 – 12:00 Pushim kafe.


12:00 – 14:00 SEANCA E DYTË


8. Kontabiliteti në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përballë profesionistëve kontabël.

Prof. Dr. Agim BINAJ

Prof. Dr. Flutura KALEMI

9. Etika në shërbimet dhe në statusin e profesionit kontabël.

Prof. As. Dr. Hysen ÇELA

10. Rregjimet e amortizimit dhe kontabiliteti i amortizimeve të Aktiveve afatgjata.

Dr. Gerdi LITO, CFA

Prof. Dr. Sherif  BUNDO

11. Nevoja e përsosjes së regjistrit të antarëve dhe ndjekja në dinamikë e karrierës profesionale.

Sokol HAJRO,

Drejtor Ekzekutiv i SHKFSH, KM

12. Tatimi mbi vlerën e shtuar, kontabiliteti dhe problematika.

Xheni GJOKRRUSHI

Gledia KOKOSHI

 

14:00 – 15:00 SEANCA E TRETË


(Rezervuar vetëm për për Delegatët me të drejtë vote në Kongres)

1. Informacion dhe raport për problemet organizative te Shoqatës.

2. Vendim mbi ndryshimin e kuotave të anëtarësisë.

3. Zgjedhjet e organeve drejtuese

3.1. Zgjedhja e Kryetarit të SHKFSH

3.2. Zgjedhja e këshillit të përgjithshëm

3.3. Zgjedhja e komisionit të kontrollit të cilësisë

3.4. Rezoluta e Kongresit të III-të

3.5. Mbyllja e Kongresit.

 

15:00 DREKA NË KOMPLEKSIN XIBRAKU (ofruar nga SHKFSH) dhe diskutime të lira

Në fund të punimeve të Kongresit: Debat i hapur me një grup profesionistësh mbi tema të ndryshme të lidhura me profesionin e Kontabilistit dhe shërbimet e kontabilitetit. Debati do të zgjasë rreth 60 minuta dhe do të moderohet nga një person i caktuar nga shoqata ose gazetar për ekonominë dhe financat. Në debat do të lejohet edhe ndërhyrja e profesionistëve nga salla.

 

Adresa ku do të zhvillohet Kongresi i III-të i SHKFSH: "XIBRAKU", Rruga Elbasanit, Tek Pallati i Brigadave, Tiranë.

(Vendodhja në hartë)

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë